Një punëtor ka rrezikuar jetën e tij, duke hipur për të rregulluar një vinç në Prishtinë. Në një video të siguruar nga Insajderi, shihet teksa një punëtor në lagjen “Arbëria”, ecën në vinçin mbi dhjetra metra lartësi.
Ai nuk ka asnjë masë mbrojtëse të veshur e as nuk është i lidhur. Vlen të theksohet se në Kosovë, siguria e punëtorëve të ndërtimit vazhdon të jetë në nivel të ulët dhe shqetësues. Për tetë muaj të vitit 2022, 16 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë. Kjo është shqetësues për sindikatat derisa Inspektorati i Punës nuk ka një përgjigje. Fundi i gushtit ishte i “kobshëm” për sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Për një javë dy punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.
Për më shumë shiko videon e plotë: