“Shqiptarët për shqiptarët” vazhdojnë t’ua zgjidhin hallet familjes nën nevojë. Kësaj radhe, ata ua kanë ndërtuar një shtëpi një familjeje të varfër nga Lushnja, jeta e së cilës ishte shumë e vështirë dhe kishte shumë tragjedi. Kësaj familje iu kanë vdekur tre fëmijë, si dhe banesa iu është djegur.
“Kam mbetë me dy vajza. Më kanë vdekur dy djem dhe një vajzë. Fëmija i parë ishte djalë, e dyta ishte vajzë. Çua e vogël që kam ishte binjak, djali vdiq, çupa rrojë”, dëgjohet duke rrëfyer historinë tragjike nëna e përlotur, shkruan pemajetes.com.
Shikojeni videon e më poshtme për më shumë: