I shtrirë në pikëllim dhe tronditje, Abdulrahman Ali al-Mahmoud, i cili i mbijetoi tërmetit në Siri, tregon sesi humbi 20 anëtarë të familjes së tij në mënyrë të menjëhershme.
“Vajza ime e vogël vdiq në krahët e mi dhe gruaja ime vdiq pranë meje,” tha Mahmoud në videon e publikuar nga Reuters, ndërsa shikonte në një boshllëk, i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me batanije në një strehë të improvizuar.
“Nuk e di kush e varrosi vajzën time… ne donim ta varrosnim pranë nënës së saj, askush nuk po na përgjigjej,” vijoi ai, teksa shtoi se vajza tjetër e tij dy vjeç e gjysmë mbijetoi. Familja e Mahmoud u zhvendos nga Deir al-Zor në Sirinë lindore gjatë luftës në qytetin e Jandaris.
“Ne do të jetojmë në një realitet tjetër. Do të doja të kthehesha në jetën time normale, por si? Miqtë tanë janë zhdukur, të gjithë fqinjët tanë janë zhdukur. Unë nuk mendoj se dua të jetoj më”, tha Akab, ndërsa kërkonte në rrënojat e ndërtesës së shembur për ndonjë shenjë të të mbijetuarve, raporton A2CNN.
“Do të doja të kthehesha në jetën time normale, por si? Miqtë e mi dhe njerëzit me të cilët jam rritur, të gjithë janë zhdukur, kush do t’i zëvendësojë ata, si të ndërtoj një jetë krejtësisht të re?”
“Të gjithë janë në shok, askush nuk e di se çfarë ndodhi, ngjan si një makth nga i cili u zgjuam dhe gjetëm gjithçka në gërmadha.” Numri i të vdekurve nga fatkeqësia që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë i tejkaloi 11 mijë. /GazetaSinjali/