Momente emocionale u shpalosën në rrënojat e një ndërtese në Hatay, provincën turke të goditur nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Ekipet e shpëtimit me përpjekje mbinjerëzore arritën të çlirojnë pas 60 orësh një djalë 20-ditor, Kerem Ağırtaş, i cili ishte bllokuar brenda dhomës së tij dhe mbante në dorë një tufë flokësh të nënës së tij.
Siç shihet edhe në video, ekipet e shpëtimitme lëvizje shumë të kujdesshme e larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas ushtarët që ndodheshin aty i vendosën rroba të pastra dhe të ngrohta. Djali është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Ky imazh i veçantë u bë shumë shpejt viral dhe bëri xhiron e internetit ndërsa shumë dëshmitarë okularë shpërthyen në lot kur panë foshnjën duke mbajtur në dorë flokët e nënës së tij.
Pamjet më poshtë: