25.4 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

“Babai im me dhimbje, ne çastet e fundit te jetës se tij, duhej t’i priste infermieret derisa t’i përfundonin serialat e tyre”

Shkruan: Egzona Muharremi

Perjetim personal ne QKUK
Kur isha ne shkolle te mesme, si nje 17 vjeqare, mesova se babi im vuante nga leukemia. Per mu kjo semundje ne ate kohe ishte e panjohur. Si femiu me i madh ne familje, vendosa ta pyesja mjekun ne Qendren e Mjekesise Familjare ne Skenderaj. Menyra se si ma tha ai mjek ishte tronditese.

“Babi juaj vuan nga nje semundje e rende, do vdes se shpejti”. Akoma e mbaj mend se si u ktheva ate dite ne gjimnaz me lot ne sy ne oren e matematikes. Profesori i matematikes ishte shok i babit tim. Une nuk arrita as t’i tregoj. Ishte hera e pare qe kisha bere nje sjellje “jo normale” ne shkolle. Vetem qaja. Si nje e re e mitur akoma.

Vendosa te hulumtoja rreth semundjes se babit tim. Isha ne rrjedha me cdo gje. Babi im jetoi 6 vite pas asaj dite. 6 vite per mua ishin vitet me te veshtira te jetes time. Une fakultetin ekonomik e kam kryer neper spitale. Me libra perballe shtratit te babes, dhe shpesh nuk kam pas as shtrat te lire per ta bere gjumin e naten. E pata marre nje shpuze (syngjer), te holle e te shkurte vetem sa per tu ulur ne te.

Une ajo vajza qe i frikesohej aq shume vdekjes, e qe sa here vdiste dikush duhet te flija ne gjirin e babes, tanime po shihja te vdisnin njerezit cdo dite. Per mu, ishte bere vdekja normale. Aty pashe se jeta eshte e shkurte, aty mora mesimet e fakultetit me te rende ne jete, vete jetes.

Nje here me kujtohet, kur qelizat e bardha te gjakut babi i kishte teper te larta. Babi im i semure duhej te qendronte ne kembe, e mezi rrinte ne kembe i shkreti. Sepse, profesori Shemsi, qe ishte nje doktor, kishte per ta pyetur nje student. Pastaj, duke marre parasysh faktin qe babi im ishte 44 vjeqare une po kerkoja mjekim per te. Hulumtova dhe pashe qe mund te behej transplanti. Ate nenshkrim per ta sheruar jashte vendi nuk ma jepi drejtori i repartit te hematologjise, z. Ahmet Brovina. Por, une nuk u ndala, vazhdova te kerkoja rruge. Pa sukses, te gjithe me thonin ti je nga Drenica, i ke njerezit tu ne pushtet, kerkoju ndihme. Une kerkoja ndihme por si nje e re, me endnin poshte e larte. Nuk ishin nje familje qe ishim marre me politike. Nuk ishim nje familje qe i kishim mbajte ose rrehur krahet te pushtetit as te asaj kohe as te kohrave tjera. I kishim votuar dhe kaq. Me rende e kisha kur Ministria e Shendetesise, rasti i Tolaj per shkak te keqperdorimeve, i ndaloi dhe hapat qe u jepnin per te semure me leukemi.

Mu desht te hiqja dore nga menza dhe konvikti per te blere si zevendesim hapat e babit tim ne ate kohe. Vendosa te mirresha me anketa, sa per te pasur pak ushqim. Ishin dite te renda. Ne repartin e hematologjise, per tere ato vite, vetem vitet e fundit kam pasur rastin te njoh nje njeri te mire, nje doktor me shume vlera. E ai eshte Fitim Gashi, i cili eshte kujdesur per te gjithe, pa dallime, por pak me shume per ata qe kane qene pa krah. Nje njeri i mrekullushem, te cilin e kam dhe shok ne facebook, dhe i jam shume miremnjohese dhe falenderuese per tere jeten!

Babi im ne vitin 2012, meqense ishte ne fazen e fundit te jetes, duhej t’i merrte terapite me kohe. Nuk mund ta imagjinoni tmerrin qe perjetoja, kur babai im duhej te merrte infuzionin ne 10:00 te dites dhe 22:00 te nates. Ne ate kohe, ishin disa seriale qe zgjasnin deri ne 22:30. Babi im me dhimbje, ne castet e fundit te jetes se tij, duhej t’i priste keto infermiere t’i perfundonin serite e tyre! Ishte e tmerrshme. Vendosa te mesohesha vete dhe t’ia jepja ato infuzione. Ajo dhome kishte 8 persona te shtrire. Vendosa te kujdesha per te gjithe. Vendosa tua blija barnat, tua ve infuzionet kur infermieret i kane serite e tyre te preferuara dhe ti beje te gjitha punet si nje infermiere.

Me kujtohet nje rast, nuk arrinte ti perbinte hapat nje pacient. E mora dhe ia imtesova ne nje luge me uje dhe ia dhashe. Ka pas raste qe as familjaret nuk i kane shiku e vizitu. Nje rast, ka qene nje mese e nje plaku, nje vajze e njohur tani, nuk hyri as brenda. Tha, se aty ne spital po vinte ere e keqe. Ndersa, gjyshit te saj, kishte filluar ti kalbej dhe trupi, pa e levizur fare. E mora ia pastrova shpinen ia shqeva ate maice dhe e nderrova. I ishte rritur mjekrra shume, dhe mjeku tha se do vdiste. Vendosa ta rruaj ne fytyre. Ne ato momente i erdhen djemte nga gurbeti. Me kujtohet mire, qe me kishin sjelle shume dhurata duke menduar se jam moter medicionale, se me kishin pare duke u kujdesur per te gjithe pacientet e asaj dhome. Disa nga pacientet me kane vizituar edhe ne shtepi me rastin e vdekjes se babit tim. Kjo ka qene nje peridhe e rende per mua, por edhe periudhe qe me bene te ndjehem krenare si nje e re 20 vjeqare. Ndersa, sjelljet e mjekeve te shumte aty dhe infermiereve jane shkaku qe une kurre nuk kam vendos me studiu mjekesine edhepse e kam dashur shume. Nuk do kisha arrite te beje as punen time me njerez te tille. Por, sot mendoj ndryshe, pas ekonomise dhe drejtesise, une do studioj dhe mjekesine, por dikur me vone dhe ketu ne Gjermani.

Sepse, eshte nje profesion i shenjte dhe une e dua humanitetin.

Ne sot si shoqeri nuk kemi mungese diplomash. Kemi me bollak. Ne kemi mungese vlerash. Mungese etike dhe morali. Mungese e njerezillakut.

Shoqeria jone eshte duke u degraduar cdo dite, kur ne hierarki shtetore e institucione shohim njerez qe mund te jene cdo gje perveq njerezeve.

Jeta me ka jepur nje mesim nga ajo kohe.

Nuk ka rendesi sa diploma ke, nese nuk je njeri.

E njeriu njeri deshmohet vetem ne tri raste:

1. Si sillet me te varferit dhe jetimet!

2. Si sjellet me njerez te semure fizikisht!

3. Si sjellet me njerez me probleme mendore!

Andaj, rasti i kesaj vajze te re, eshte shembulli se deri ku kemi degraduar si shoqeri, dhe se na prodhojme njerez me diploma por jo profesioniste me etike. Ndoshta, ngase as shume nga profesoret nuk e kane te dhene kete provimin e quajtur “etike dhe moral njerezor”?!

Ndoshta?!

Foto kur isha ne perjetimet e asaj kohe.

17 vjeqare.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...