Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur, raporton IndeksOnline. Bora e madhe që ka renë në këtë zonë ka bërë që përkohësisht të mbyllet për qarkullim të automjeteve kjo pikë kufitare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur dhe se në rrugë ka borë. Nuk ka informacion se deri kur pritet të jetë i mbyllur kufiri i cili është mjaftë i frekuentuar nga qytetarët e të dyja shteteve./IndeksOnline/
Më poshtë i gjeni cilat rrugë janë të hapura: