Britney Spears u përball me njê situatë shumë të sikletshme dhe të turpshme.
Këngëtarja e njohur njihet si një fanse e madhe e lojtarit të San Antonio Spurs, Victor Wembanyama dhe gjatë qëndrimit në një hotel në Las Vegas, ku ishte edhe basketbollisti, ajo u afrua që të bënte një foto, por thuhet se është sulmur nga një anëtar i ekipit të sigurisë së tij.
Teksa ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe menaxheri i saj ajo u afrua por truproja e sportisrit nuk e ka njohur dhe e ka shtyrë duke e rrëzuar për tokë.