24 C
New York
Monday, April 29, 2024

Buy now

E dhimbshme: Ky është 28-vjeçari që humbi jetën papritur në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë të papritur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije që kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një person në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë intervistuar dëshmitarët e rastit. Sipas recepsionistes së kompanisë e cila ishte duke i kryer fotografitë e të ndjerit për ta pajisur atë me kartelën që i mundëson hyrje-daljet në objekt, i ndjeri ka pasur marramendje dhe është rrëzuar në tokë.

Po ashtu prezent ishte babai i të ndjerit i cili ka thënë se djali i tij ka pasur edhe më herët telashe shëndetësore dhe ka refuzuar që trupi i tij të dërgohet për obduksion. Kjo për shkak se vdekja e viktimës ka ardhur nga shkaqe natyrore. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 28-vjeçare, teksa do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Sinjali mëson se viktima është Agon Shabani, 28-vjeçar. Vdekjen e Agonit e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e Emergjencës, teksa bëhet e ditur se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrore. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 12:00 në varrezat e fshatit Bec në Gjakovë.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...