Blediona Muji nga fshati Bresalncë i komunës së Gjilanit, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët, shokët dhe shoqet, se sot ndërroi jetë më e dashura jonë, vajza, motra, mbesa, shoqja, Blediona (Behar) Muji., ka njoftuar një familjare e të ndjeres. Të njëjtit nuk kanë treguar për ceremoninë e varrimit dhe se për këtë ata di të njoftojnë me kohë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni tha se e mori me pikëllim këtë lajm, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të saj. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të bashkëqytetares sonë, Blediona (Behar) Muji”, shkroi Hyseni.
Njoftimi i plotë: