15.7 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“E kemi gjet n’korridor, ishte e gjakosur…” / Detaje nga vdekja e gruas në Prishtinë

Në pasditen e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit, afër lokacionit të njohur si “Furra Qerimi”, ka mësuar Nacionale nga autoritetet e vendit.

Epiket e urgjencës kanë qenë ato që e kanë konstatuar vdekjen e kësaj gruaje. Por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes. Detaje për këtë rast ka dhënë për Nacionalen shefi i Urgjencës Avdyl Pacolli. AI ka thënë se viktima ka qenë e mbuluar me gjak.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Nacionalen.

Ndërkohë, Policia e Kosovës më herët ka raportuar po ashtu për këtë rast. “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – tha Flora Ahmeti nga Policia.

Megjithatë, këto deklarata ende nuk sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Nacionale do të iu mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me raste.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...