Ai është një nga aktorët e njohur turk. Megjithatë, Kenan Imirziaoglu, një njohje të veçantë aktori e ka në Kosovë dhe kjo fal emrit në rolin e tij në filmin “Jetë e hidhur”. Në këtë serial ai kishte portretizuar një personazh, që mbante emrin Mehmet dhe mbiemrin Kosovali dhe pothuajse për të gjithë ka qenë kurioze arsyeja e vendosjes së këtij emri.
Shumë vite pas përfundimit të serialit, ai vazhdon të jetë shumë i dashur sidomos për publikun shqiptar. Mehmet Kosova ndonëse është 48 vjeç, ai po duket tejet në formë si të ishte në të njëzetat.
Shiko foton:
Kohë më parë, në një intervistë, Kenan kishte treguar për herë të parë se përse emri Mehmet Kosovali është përdorur në këtë serial.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali” ka thënë ai