Një gazetare në Argjentinë është grabitur në Katar dhe vendosi që të denonconte menjëherë rastin. Teksa ishte duke filmuar, portofoli i saj do të merrej pa u vënë re. Kur e kuptoi, shkoi menjëherë në komisariat. Atje u pësua edhe shokimi më i madh. “Teksa shkova në polici, në një moment më pyesin sesi donte që të dënohej personi, shkruan pemajetes.com.
Më shpjeguan se kanë kamera kudo dhe se do ta gjenin autorin. Nuk e kuptova pyetjen, i kërkova ta përsërisnin dhe gruaja në polici më pyeti nëse doja që autori që më mori portofolin të dënohej me pesë vite burg apo të dëbohej. Më tha që ta vendosja unë dënimin. Unë u përgjigja se nuk dua të vendos veten në një pozitë të tillë pasi nuk jam gjyqtare”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/
Shiko videon për më shumë:
“Pasi mbarova raportin tim live, doja të merrja portofolin për të blerë një shishe uji dhe më pas kuptova që nuk e kisha”, shtoi ajo, duke shtuar se shkoi në polici për ta raportuar rastin. “Po e gjejmë portofolin, ka kamera gjithandej”, i tha policia. “Çfarë doni që sistemi i drejtësisë t’u bëjë atyre kur të gjenden?” ata bënë pyetjen që e habiti gruan. Ajo ua ktheu policve duke ju thënë se vetëm e do t’i kthen gjërat e saj, e asgjë tjetër. /Pemajetes.com