19.4 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (Video)

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

Sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje. Me këtë rast, siq mëson Insajderi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.

Video e siguruar nga Insajderi:

Në video gjithashtu dëgjohet edhe një punonjëse tjetër teksa i drejtohet vajzës disa herë me fjalë, ku ndër to e quan 5 vjeçaren edhe ”rriqën”

”Dialogu nuk kishte sukses”, me doktorin familjarët u konfrontuan fizikisht.

Pasi kishin dëgjuar inqizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të Insajderit, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës 5 vjeçare pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

”Janë verifiku e dëgju inqizimet, policia menjëherë kan shku edhe e kan arrestu doktorin”, kanë thënë burimet e sigurta të Insajderit nga policia.

Në anën tjetër, Insajderi mëson se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...