15.3 C
New York
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

Ky është personi që mbeti i plagosur në Prishtinë (Foto)

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të plagosjes që ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, teksa burimet kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në lokalin ‘Exit’.

Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se personi që mbeti i lënduar është shtetas i Maqedonisë së Veriut, Burim Aeti, 37-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të njëjtat burime thonë se viktima është qëlluar në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë nga Policia kanë thënë se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës.

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...