Ka një jetë që jeton në vetmi, ndërsa rrudhat në fytyrë flasin për vuajtjet që ka kaluar. Është ky Ismet Fazliu nga fshati Plemetin i Obiliqit, i cili krahas vetmisë, tash e tre vjet, ka mbetur edhe i palëvizshëm.
Jeta në vetmi për 77-vjeçarin është kthyer në makth, ndërsa dëshira e tij e vetme është që të strehohet në ndonjë prej shtëpive të të moshuarve. “Që 20 vjen e kusur jam vet. Jon kanë ktu vllau me fëmijë, por u shku në Obiliq, e tash jom vetum unë”, dëgjohet duke thënë ai.
Shikojeni videon: