Raste të tilla ndodhin gjithkund nëpër bote, por tek shqiptarët, nuk është se kemi dëgjuar shpesh për histori të tilla. Një rast i rrallë i shpërdorimit është raportuar në qytetin e Pejës muaj më parë, ku një person pa pëlqimin e familjarëve të tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur, shkruan pemajetes.com.
Kjo gjë ishë bërë e madhe nga familjarët, të cilët e lajmëruan atë edhe në polici. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur muaj më parë, dhe ishte paraqitur policia në raportin e saj 24 orësh.
“Pejë 27.01.2022 – 16:50. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nga shtëpia, pa pëlqimin e familjarëve tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia.
Pa dyshim, kjo ngjarje pat bërë buje jo vetë nëpër portale, por ishte bërë hit dhe nëpër rrjetet sociale. Ndoshta kjo ngjarje ka bërë që t’u japë mësim atyre që mendojnë ta bëjnë një gjë të tille në të ardhmen. /Pemajetes.com