17.8 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Nga armëmbajtja pa leje, rrahja deri të gjuajtja ‘live’ e gruas së tij në Tik-tok”, sjelljet e dhunshme të Feros ndër vite

Reperi Feronit Shabani i njohur për publikun si “Fero”, është arrestuar dje nga policia. Ai po dyshohet për “dhunë në familje dhe kanosje”. Bashkëshortja e tij njëkohësisht edhe modele e njohur, Arbenita Ismajli ka raportuar në polici se është rrahur dhe është kërcënuar nga Fero. Ky i fundit është emër i njohur për policinë dhe Gjykatat, shkruan Insajderi.

Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për Gazetën Insajderi, tha se kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, për këtë rast ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.Sh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës“, tha ajo për Insajderin.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia në raportin 24 orësh. Aty thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërgua në mbajtje, shkruan Insajderi.

Foto: Instagram
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Arbenita dhe Fero janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Nina. Që nga fillimi i lidhjes së tyre dyshja patën një sërë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre. Për ndarje u diskutua edhe ditët e fundit, pasi nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale. Teksa sot u raportua se reperi është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe e ka goditur me grusht Arbenitën.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai ka probleme me ligjin dhe me sjelljet e tij të dhunshme. Në prill të këtij viti ai mori vëmendje për sjelljet agresive ndaj gruas së tij.

Ata futeshin “live” në rrjetin social Tik Tok, herë të dy dhe herë edhe me miq të tjerë. Por, gjatë videove “live” nuk mungin as zënkat mes tyre.

Bëhen virale pamjet në TikTok, Fero nervozohet dhe e gjuan Arbenitën

Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros. Duket se kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por fillon dhe e gjuan me diçka. Pamjet kishin bërë xhiron e rrjetit

Reperi përpara gjykatës ishte përball edhe në vitin 2021 për posedim të elektroshokut, ku pranoi fajësinë dhe u tregua i penduar. Fero u dënua me një mijë euro gjobë.

Reperi po në atë vit pati një sherr edhe me menaxherin e këngëtarit Bardhi, Meriton Mataj.

E gjitha kjo filloi pasi reperi i kishte kërkuar producentit Jetmir Agaj të ia punonte një këngë, ndërsa ky i fundit e ka refuzuar pasi kishte punë të tjera për të kryer.

Fero i kishte shkuar në studio ku e kishte kërcënuar me armë producentin dhe menaxherin e Bardhit.

Reperi ka sulmuar viktimat me lëndime trupore të lehta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.

Në muajin korrik të vitit 2022, reperi Feronit Shabai – Fero u bë temë e mediave për shkak të një videoje e cila qarkulloi në rrjetet sociale dhe mediat online.

Ai ishte protagonist i asaj videoje ku shihej duke shqelmuar një qytetar në veturën e tij – ngjarje e cila ka ndodhur në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

I njëjti ishte vënë nën pranga nga policia për këtë vepër nën akuzën “sulm”, ku edhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, shkruan Insajderi.

“E ka lëshuar një këngë të Unikkatilit”, avokati i Feros tregon detajet se si erdhi deri të rrahja e qytetarit nga reperi

Përderisa në fund të dhjetorit ishte në kërkim nga policia në Gjilan për të shtëna me armë.

Policia në kërkim të Feros, shkaktoi trazira në qytetin e Gjilanit mbrëmë

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...