10.7 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Policia: 67-vjeçarja ishte lënë në kushte të papërshtatshme për jetë

Më 8 nëntor 2022, ishte raportuar se Saime Domazeti, është nxjerrë nga shtëpia dhe ishte vendosur në një qilar. Domazeti kishte probleme me shëndetin mendor. Pas raportimit të rastit, në po atë datë, Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes për çka kishte njoftuar edhe Prokurorinë.

Sipas Policisë, e moshuara ishte lënë në kushte të papërshtatshme për jetë.

“Po sipas raportit që e kemi edhe nga policët, të cilët kanë qenë në vendngjarje, kushtet kanë qenë jo të përshtatshme për jetë, për të jetuar një person në moshë të saj apo në gjendjen në të cilën ka qenë ajo. Ka qenë një ambient jashtë shtëpisë, një depo të cilën e kanë përdorur për materiale të ndryshme, kështu që Policia përveç që është marrë me keqtrajtimin, thash edhe një herë po e përsëriti, është munduar të gjejë një mënyrë, një vend ma të përshtatshëm për strehim”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Prokuroria kishte hapur rast për dhunë në familje ndaj Nazire Abdyli, kunatës së Saime Domazetit dhe Jeton Abdylit, nipit të tani të ndjerës. Mirëpo, Prokuroria nuk e ishte parë të nevojshme që ata t’i ndalonte, por rasti ishte dërguar në procedurë të rregullt, ndonëse viktima ishte e moshuar, keqtrajtuar dhe me probleme mendore.

Prokuroria as nuk i ndaloi të dyshuarit dhe as nuk parashtroi ndaj tyre kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave të parapara me ligj. Zyrtarët policorë theksojnë se hetimet kanë vazhduar, ndërsa pas dy ditësh kanë ngritur kallëzim penal.

“Në konsultim me prokurorinë, Policia i ka intervistuar të dyshimit siç thash kunatën dhe nipin e saj e ka intervistuar edhe dëshmitarët, ka mbledhë prova në vendin e ngjarjes edhe ka proceduar pas disa dite me kallëzim penal. Më 10 nëntor është proceduar kallëzimi penal”, është shprehur Bytyqi.

Sipas policisë, Domazeti ishte lënë në qilar për vetëm një ditë.

Mirëpo, disa nga bashkëfshatarët në Kuk të Dragashit prapa kamerave i thanë “Betimit për Drejtësi”, së zonja Domazeti në atë qilar ishte lënë për tre ditë, teksa shprehin dyshime se asaj nuk iu ishte ofruar as ushqim.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...