17.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Që 5 vite nuk i flet nënës për shkak të emrit që i ka lënë, kështu quhet ai

Që 5 vite nuk i flet nënës për shkak të emrit që i ka lënë, kështu quhet ai
Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan u përballën nënë e bir, arsyeja për këtë është emri që nëna i ka vënë djalit. Ajo e ka quajtur djalin e saj Gazment, por ky emër duket se i ka sjellë shumë probleme djalit të saj. Ai është ndier i bullizuar nga shokët për shkak se emri Gazment në greqisht ngjason me kazmën, ndaj ai ka dashur ta ndryshojë.

Luljeta e thirri djalin e saj në një seancë ndërmjetësimi për shkak se ky i fundit prej 5 vitesh nuk i flet vetëm për shkak të emrit që ajo i ka vendosur. E pyetur nga djali se përse e ka sjell këtu, nëna i afrohet djalit dhe mes lotësh i kërkon ta përqafojë. Por ky i fundit e refuzon duke i thënë se do e përqafojë kur të mund të ndryshojë emrin.

Shiko videon:

Gazmend: Fëmijët edhe kur isha në klasë, në mësim, si i thonë… në pushim, qeshnin.

Eni Çobani: Po, e kuptoj që ti ke vështirësi për të folur, mos ki problem se ne të kuptojmë.

Gazmend: Po, me emrin që kam. Thoshin të të thërrasim më mirë Gazma, e kemi më kollaj neve. Çdo njeri, mësuesit thoshin njëherë Gazma, tjetri Gizmet, tjetri Gazmend… thoshin emra turk, unë e kisha problem. Edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i them njeriu këtë emër se qesh.

Luljeta: Po ç’faj kam unë moj zonja Eni?

Eni Çobani: Luljeta e dashur! Ke qarë shumë, ne të dyja jemi takuar shpesh, por ka qenë fat i madh që më në fund, djali juaj pranoi të vinte përballë dhe pse jo edhe të shikonte pas kaq shumë vitesh. Luljeta të falënderoj shumë që më ke bërë pjesë të kësaj problematike dhe uroj shumë që Gazmendin ta dëgjojmë çfarë problemi ka dhe të dyja së bashku, si dy nëna t’i japim një zgjidhje. Kështu që kokën lart, shikoje në sy. Ai besoj se në këto 5 vite është bërë akoma më i madh.

Gazmenti: Zonja Eni, më falni një minutë, po bëra ndonjë gabim me shqipen, ngaqë kam ikur shumë i vogël në Greqi do flas ndonjëherë në greqisht, se nuk i di të tëra llafet. Më falni, të gjithë! Doja të pyesja mamanë time. Pse më ka sjellë këtu?

Eni Çobani: Pse 5 vjet nuk është e mjaftueshme, për 5 vitet që ti nuk e shikon nënën? Unë do doja të ishe më i qetë, jo kaq i mërzitur sa të shikoj se ke përballë nënën. Jo ndonjë shoqe, por ke përballë nënën tënde.

Gazmenti: Mamaja ime e di çfarë kam hequr unë në tërë këto vite që në ‘97.

Luljeta: Më lër të të përqafoj o bir!

Gazmenti: Jo.

Luljeta: Më jep dorën të paktën.

Gazmenti: Kur të mundem që të ndryshoj emri. Se kaq vite… kam që në ’97 e deri tani që më tallin shokët me këtë emër që më keni vënë. Nuk e di kush e vuri, por unë kam probleme në jetën time.

Related Articles

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës

Menaxheri i Bardhit bën veprimin e papritur për ‘inat’ të Bardhit dhe Sarës Bardhi tregonte sa ishte në Big Brother se vepronte për punën cfarëdo...

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale

“Do i degjeneroj publikisht” Sara revoltohet dhe reagon ashpër në rrjete sociale. “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia, por e mira do ishte të...