Nëse e mbani mend pak vite më parë, një nga lajmet më të bujshme në showbiz ka qenë fakti që Robert Berisha kishte një vajzë tjetër, lajm që u zbulua kur ai ishte martuar me Nora Istrefin dhe sapo ishin bërë prindër të Renee.
Lajmi u bë akoma më i madh, kur vetë Roberti e mohoi lajmin dhe mamaja e saj doli në media duke bërë akuza publike ndaj tij, megjithatë me kalimin e viteve gjërat u qetësuan dhe artisti ndërtoi një marrëdhënie me të bijën, të cilën zgjodhi ta mbajë larg vëmendjes publike.
Në rrjetet e tij sociale Roberti poston mjaft shpesh momentet që kalon me Reneen, sa herë që vajza gjendet me të, ndërkohë së fundmi Berisha ka bërë një përjashtim nga “rregulli” i tij, teksa si rrallë herë ka postuar jo vetëm një video të vajzës së madhe, Arona, por të të dyja atyre, në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Me gjasë, vajzat shpenzojnë mjaft kohë bashkë, sa herë që gjenden tek i ati, megjithatë Roberti është përpjekur t’i mbajë sa më hermetike momentet që kalon me to, ndërsa sot na dha një copëz nga koha kualitative që shpenzon me të bijat, të cilat mesa duket kanë një marrëdhënie shumë të mirë.