Roboti i parë mashkull në Arabi preku gazetaren, reagon kompania që e ndërtoi
Ka reaguar kompania, roboti i së cilës ishte fajtori i skandalit të fundit në një panair teknologjie, kur preku në mënyrë të papërshtatshme një gazetare.
Së fundmi kemi shkruar për këtë incident, i cili ka ndodhur në një panair teknologjie në Arabinë Saudite.
Përkatësisht, roboti i parë mashkull në këtë vend ka kapur të pasmet e një gazetareje dhe reagimi i saj i shokuar është bërë viral në rrjetet sociale.
Tani, me këtë rast, kompania QSS, e cila e bëri këtë robot “të vrazhdë”, ka folur për herë të parë në një intervistë për britaniken metro.co.uk.
Saudi Arabia's first male robot appears to inappropriately touch a female reporter pic.twitter.com/Ph08JStNYC
— Historic Vids (@historyinmemes) March 8, 2024
Kompania e Inteligjencës Artificiale (AI) tha se i paralajmëroi vizitorët në panairin tregtar të Riadit që të mos “qëndrojnë shumë pranë Android Muhammad”.
QSS tha se është e mundur që roboti, i cili supozohet të ndihmojë njerëzit në situata të rrezikshme, është përpjekur të inkurajojë gazetarin Ravi Qassem të dalë në skenë.
“Ne kemi parë tashmë videon dhe rrethanat e këtij incidenti. Nuk ka pasur devijime nga sjellja e pritshme, por ne do të marrim masa shtesë për të parandaluar njerëzit që t’i afrohen robotit”, tha kompania.