Kiara Tito hyri ne shtepine e Big Brother Vip Albania me 24 dhjetor dhe vetem nje dite me pas banori tjeter Luizi shprehu pelqimin per te duke i thene se do ta bej per vete dhe ajo eshte femra e jetes se tij. Ajo ne fillim nuk kishte asnje lloj pelqimi per te ne lidhje dashurie por i pelqente te kaloj kohe me te si shoqeri per shkak te humorit te tij.
E pikerisht keto ditet e para gjyshja e Kiares ishte intervistuar ku kishte thene se nuk po i pelqen shume qe ai djal nuk po e le rehat duke i shkuar shume mbrapa, gje qe i pengonte edhe Kiares ate kohe ku u be e njohur me frazen ‘Me ler hapesiren time’ qe i kerkonte Luizit.
Por, me pas Kiara filloi te kishte ndjenja per Luizin dhe cifti e zyrtarizuan lidhjen e tyre me 1 shkurt te ketij viti ku edhe u be dasma brenda shtepise se Big Brother, dasme e cila ishte loje por qe ata i lidhi edhe me shume pasi Kiara i dha puthjen e para Luizit dhe qe nga ajo dite ata jane bashke me uljet e ngritjet qe kishin por qe gjithmone gjenin nje menyre per te falur njeri tjetrin e per te vazhduar.
Kiara gjithmone kishte permendur gjyshen e saj qe e quante Nena Leta duke i thene Luizit se ka frike nga ajo qe do ti thote gjyshja per kete lidhje sepse ajo e kritikon dhe nuk pelqen zgjedhjet qe ben, por sot ajo ka publikuar nje video te saj qe tregon se eshte pro lidhjes pasi thote ‘Ty dhe Luizin çift gjithë jetën’./InfoKosova/Shiko videon: