Xhuliana Nura është njëra nga banoret më aktive e shtëpisë e përfshirë pothuajse ne çdo debat. Xhuli nisi lojën me strategjitë e saj të cilat u komentuan vazhdimisht nga banorë aty brenda, por edhe publiku jashtë, shkruan “Kosovarja”.
Krahas së fitoj famë, duke prezantuar Xhulianën e vërtetë, para një publiku të gjërë, ajo dha edhe shembullin e një gruaje të fortë duke ndarë historitë e saj personale. Me të treguar historitë, Xhuli mbase edhe ka larguar një barrë nga vetja e saj duke e bërë që të ngritet shpirtërisht.
Pavarësisht këtyre fitoreve të Xhulit, nuk dihet nëse është pretende për të fituar çmimin e madh. Mendoni ju se do fitojë Xhuli? /Kosovarja/. Xhuli Nura është kthyer në një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.
Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë.
Xhuliana dhe Atdheu janë dyshja që kaluan një romancë që ky i fundit ishte pjesë e shtëpisë. Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Edoni dhe Atdheu janë rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh, derisa ardhja e tyre, i lumturoi pafund banorët. E pas rikthimit të Atdheut, Xhuli është parë të kujdeset për shtratin që ata dikur e ndanin bashkë, teksa ia ka ndërruar çarçafët.